Supë Domate

E mërkurë, 22.4.2015

Pastroni domatet, bëjuni një prerje në formë X mbi lëkurë dhe zhytini në ujë të vluar për 10 – 15 sekonda, me pas hiquni lëkuren, ndajini në një mikser.

Në një tenxhere hidhini vajin e ullirit, qepët e prera në feta të trasha, hudhrën e pastruar (që do ta hiqni në fund të gatimit) dhe tiganisini derisa të zverdhen. Hidhni kremin e domateve të përgatitur më parë dhe lëreni të gatuhet në zjarr të ngadaltë. Rregullojeni me kripë e piper dhe aromatizojeni me borzilok, të larë e të tharë. Prisni bukën në feta, thekeni në një tigan që nuk ngjit pa yndyrë. Kalojeni supën menjëherë në mikser dhe shërbejeni me bukën e thekur.

 

Kontakt

Rr "Myslym Shyri", Nr. 00
Tiranë, Shqipëri
Web: www.bigmarket.al