Rreth nesh


Big Market e ka filluar aktivitetin e tij në vitin 2000 si një market i vetëm në qendër të Tiranës, i cili më pas u rrit në mënyrë të suksesshme, e u zgjerua në një rrjet të tërë.  

Emri i supermarketit të parë ka qenë Bashkimi (supermarketi tek nëntë-katëshet), pasi Big Market ka në thelbin e vete  bashkimin, bashkimin e shumë tregtarëve në një grup të vetëm, më pas i dyti e mori emrin Big Market dhe më vonë ky emër u bë marka e gjithë grupit.   Tashmë prej 17 vitesh, nëpërmjet një drejtimi vizionar të ideatorit të tij Z. Vullnet Sinaj dhe një pune e dedikimi të madh të të gjithë partnerëve e stafit të tij, Big Market ka arritur të zgjeroje aktivitetin në të gjithë Shqiperinë.  

Aktualisht Lideri i Supermarketeve numëron 20 aksionerë nga e gjithë Shqipëria. Mbi 1200 puntorë, 99 Supermarkete dhe 4 Hipermarkete në të gjithë Shqipërinë dhe vazhdon të rritet në mënyrë të suksesshme.  

Big Market, është frut i një pune të përditshme e të palodhur të të gjithë stafit me furnitorët dhe klientët.  

Në supermarketet Big Market tashme tregtohen më shumë se 30.000 artikuj  ekskluziv që plotësojnë më së miri të gjitha nevojat e çdo familjeje.

Ofrimi i produkteve të standarteve të larta ndërkombëtare si: HACCP, SGS ISO 9001:2000, BRC, IFS, Jo OMG etj., tregon për kujdesin që Big Market tregon  për cilësinë dhe sigurinë e çdo produkti sepse nevojat dhe siguria e klientëve vijnë para çdo gjëje dhe për këtë me meritë të plotë Big Market ka merituar vlerësimin si “Kompania Lider me produkte cilësore në fushën e marketeve shqiptare” ku mori “Çmimin e Konsumatorit” CCI AWARD 2015 të dhënë nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë.  

 Qëllimi ynë është që t’ju ofrojmë klientëve tanë raportin më të mirë Çmim – Cilësi që Rrjeti Big Market ofron ne tregun shqiptar duke e bërë një markë të mirënjohur dhe të dashur për familjet shqiptare.

  Qëllimi ynë është që t’ju ofrojmë klientëve tanë shijen shqiptare, ballkanase dhe europiane me cilesinë më të lartë dhe çmimin më të ulët, artikuj gjithmonë të rinj, me një zgjedhje të kuruar e me vlera e shumë-llojshmëri pa fund.                        

                                                          Prej këtu rrjedh dhe sllogani            

                                                          “Big Market di çfarë zgjedh”.

cmimi i kons. 

Prej vitesh vazhdon kjo ëndërr e bashkimit të tregtarëve nga e gjithë Shqipëria duke u kthyer në një sipërmarrje jo vetëm të suksesshme por lider në Shqipëri. Tashmë Presidenti i Big Market prej datës         7 Maj 2017 është Z.Ilir Saliaj, ku pas tërheqjes së ideatorit Z.Vullnet Sinaj për t’ju përkushtuar një nismë politike për të mbështetur banorët e zonës së Lumit të Vlorës, një krahinë nga e cila përveç  vendlindjes dhe origjinës ka dhe një lidhje të ngushtë emocionale dhe morale.  

Parimi ku mbeshtetet Big Market janë puna dhe tregtia e ndershme. Si atomi, çdo Big Market shumohet me shumë Big Markete të tjerë e kështu me radhë duke qëndruar pranë klientëve kudo që e kërkojnë.

Endrra vazhdon…

Kontakt

Rr "Myslym Shyri", Nr. 00
Tiranë, Shqipëri
Web: www.bigmarket.al