Fileto koce me salce speci dhe fruta deti

E martë, 2.6.2015

Lani, pastroni dhe prisni në shirita specat dhe qepet. Vini një tenxhere në zjarr të ulet dhe më pak ulliri tiganisni perimet së bashku me trumzën e copëtuar. Shtini disa lugë ujë dhe përfundoni tiganisjen. Kur perimet të jenë tiganisur plotësisht kalojini në mikser dhe purenë e marrë kullojeni me një site të imet.

Pastroni dhe lani peshkun. Filetojeni dhe pritni filetot në formë rombi me brinjë 10 cm. Pastroni dhe kruani midhjet, lajini në ujë të rrjedhshëm të ftohtë dhe me ujin e larjes vërini në një tenxhere në zjarr shumë të fortë. Sapo të hapen, kulloni lëngun e gatimit dhe ruajeni, kurse midhjeve u hiqni guaskën. Pastroni karkalecat dhe hiquni kokën.Tiganisni filetot e kocës të prera në rombe në një tigan që nuk ngjit me pak vaj ulliri. Tiganisjen fillojeni nga pjesa me lëkure, të cilën e keni kriposur dhe hedhur piper. Më pas kthejeni në anën tjetër dhe vazhdoni tiganisjen e filetos në të dyja anët për disa minuta. Hiqni filetot e kocës nga tigani dhe shtoni aty lëngun e filtruar të midhjeve. Kullojeni përsëri dhe lëngun e marrë shtojani salcës së specave. Shërbejini filetot e kocës me salcë, të shoqëruar me karkaleca,midhje,majdanoz të grirë dhe piper të bluar sipas dëshirës.

 

Kontakt

Rr "Myslym Shyri", Nr. 00
Tiranë, Shqipëri
Web: www.bigmarket.al