Farfalle me salcë të bardhë patëllxhani

E martë, 2.6.2015

Pastroni patëllxhanet, qërojini lëkurën, pritini në copa të mëdha dhe zhytini në një tenxhere me ujë të vluar e të kripur. Lërini të ziejnë për 10 min, por mbani parasysh të mos zbuten shumë.

Nxirini nga uji, kullojini me ndihmën e një luge me vrima dhe më pas bluajini në mikser së bashku me borzilokun, pak kripë e piper derisa të merrni një salcë jo shumë të lëngshme.

Zieni farfallet në uje të vluar, të bollshëm me kripë, për aq kohë sa tregohet në kutinë e paketimit.

Ndërkohë, hidheni salcën e patëllxhaneve në një tigan, në qoftë se ka nevojë rregullojeni me pak kripë e piper dhe ngroheni në zjarr të mesem. Kulloni farfallet kur të jene të gatuar ”al dente”, hidhni menjëherë në tiganin ku keni salcën dhe tiganisini me pak vaj ulliri. Përziejini mirë farfallet para se ti shërbeni në pjatë, dekoruar me shiritat e lëkurës së patëllxhaneve të tiganisura në vaj të nxehtë. Për këtë recetë mund të përdorni dhe fusili në vend të farfalle.

 

Kontakt

Rr "Myslym Shyri", Nr. 00
Tiranë, Shqipëri
Web: www.bigmarket.al